E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Policia ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili dyshohet si personi, që ka përplasur me makinë për vdekje një fëmijë 2 vjeç në Fushë-Domje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz” me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›