E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një person.

Policia ka arrestuar shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›