Aksidentoi për vdekje një person/ Sarandë, pranga 63-vjeçarit

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë.
Ky shtetas aksidentoi për vdekje një këmbësor, teksa po kalonte rrugën bashkë me dy kafshët e tij një lopë dhe një gomar.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele pranë rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj. Drejtuesi i mjetit pasi ka humbur kontrollin e mjetit ka aksidentuar këmbësorin 73 vjecar e më pas është përplasur me një tjetër makinë.
Nga përplasja e fortë i moshuari Luan Xhuvani ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Sarandës. Ndërsa nga aksidenti kanë ngordhur edhe dy kafshët.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Ëngjëll Ogici./abcnews.al