E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksion antidrogë në Tiranë, Forcat Operacionale zbarkojnë tek “Kodra e Diellit”: Disa të arrestuar

Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në disa zona në kryeqytet. Lajmi raportohet nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Dyshohet se bëhet fjalë për një operacion antidrogë, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Policia e Shtetit.

Raportohet se nga ky aksion i disa agjencive ligjzbatuese në vend janë arrestuar disa persona.

Ajo që dihet deri më tani është se një nga zonat ku ka kontrolle është Kodra e Diellit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›