E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion blic i policisë së Vlorës në Lungomare për arrestimin e personave në kërkim

Forcat e Policisë së Vlorës, kanë ndërmarrë një operacion blic gjatë orëve të fundit në zonën bregdetare të qytetit. Aksioni i rrethuar me masa të rrepta sigurie kishte në fokus kontrollin e mjediseve ku dyshohet se strehohen persona me rrezikshmëri shoqërore apo të shpallur në kërkim nga drejtësia.

Operacioni u përqendrua kryesisht në hyrje të shëtitores “Lungomare”, ku prania e madhe e forcave të rendit tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Efektivët e pajisur me veshje taktike dhe armatim të rëndë bllokuan hyrjet kryesore të godinës shumëkatëshe, përpara se të nisnin ushtrimin e kontrolleve të hollësishme në hyrjet e dyshuara.

Aksioni në fjalë është pjesë e një plani më të gjerë masash të ndërmarra nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet dhe goditjen e eksponentëve të krimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›