E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni opozitar në vjeshtë, Berisha: Do mobilizojmë shqiptarët e diasporës

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se aksioni opozitar synon mobilizimin jo vetëm të shqiptarëve brenda vendit, por edhe atyre në diasporë për të mbrojtur të drejtën e votës së lirë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha tha se largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.

“Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Ata janë përfaqësuesit e shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve. Dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, e cila ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja e vetme nga kjo situatë”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›