E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksioni për hapësirat publike/ Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët e zaptuara

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave për qytetarët dhe përmirësimin e rendit urban.

“Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.

Aksioni është pjesë e nismës së qeverisë për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet dhe zëniet pa leje, si dhe për të garantuar akses të sigurt për këmbësorët dhe mjetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›