E Diel, 1 Nëntor 2026

Akte dhune gjatë mësimit ndaj shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, Ibrahimaj: E patolerueshme


TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dënoi sot dhunën e ushtruar në ambientet e Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duke e cilësuar atë të papranueshme.

Ibrahimaj ndau pamje nga dhuna e ushtruar teksa u bëri thirrje personave të përfshirë në këto veprime të ndalojnë menjëherë aktet e dhunës, të cilat cenojnë sigurinë dhe vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.

“Shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për edukimin dhe formimin profesional të të rinjve, ku asnjë formë dhune apo intimidimi nuk mund të tolerohet”, theksoi ministrja.

Ajo nënvizoi se siguria e nxënësve dhe vijimësia e pandërprerë e procesit mësimor mbeten prioritete të panegociueshme.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›