E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktet e dhunshme në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 28 të lënduar në total

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar.

Në një përditësim të situatës mbi të lënduarit, në orën 21:00, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar.

Sipas MSHMS, bëhet fjalë për 17 efektivë policie,1 protestues (i mitur), 1 përfaqësuese e medias dhe  4 kalimtarë.

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

MSHMS informon se “nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias”.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektiv policie dhe 3 protestues.

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë.

/e.i/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›