E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktiv gjatë javës së nominimit

20/03/10 19:00

Banorët dalin në kopsht dhe duke biseduar, ata flasin edhe për nominimet. Hakiu ngacmon banorët e nominuar dhe thotë se këtë javë kanë qënë shumë aktivë. Klodi ia kthen se do ta shohin edhe atë javës tjetër kur të jetë në nominim sepse nominimi bëhet me radhë dhe të gjithëve do u takojë herët a vonë. Hakiu vazhdon me ngacmimet dhe thotë se Klodi dhe Bertina kanë qënë më shumë se të tjerët aktivë. Klodi shprehet se nuk i merr në konsideratë fjalët e tija, ndërsa Bertina thotë se ka qënë dhe do jetë gjithnjë aktive. Erioni ndërhyn duke thënë se cuditërisht edhe Hakiu ka qënë aktiv këtë javë, ndërsa Klodi e ngacmon dhe i thotë se ai ka qënë në gjumë. Në lidhje me gjumin, Hakiu shprehet se të nominuarit këtë javë nuk kanë fjetur shumë, përvec Bertinës dhe Domenika mbështet fjalën e tij se ata vërtetë kanë qënë më aktiv se javët e tjera. Klodi e mbyll bisedën duke thënë se ai ka qënë aktiv dhe ndoshta vec ndonjë ditë nuk ka qënë i tillë.
Dalëngadalë banorët fillojnë të përgatiten për spektaklin, ndërsa banorët e nominuar përgatisin valixhet e tyre. Ata ndihmojnë njeri-tjetrin në rregullimin e flokëve dhe të veshjeve për të qënë sa më elegant për mbrëmjen e spektaklit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›