E Martë, 3 Nëntor 2026

Aktiviteti muzikor teatral “Rrënjët”, motrat Shalari sollën pjesë nga repertori i muzikës shqiptare

‘’Rrënjët” ishte koncerti muziko-teatral i interpretuar nga motrat Blerina dhe Alda Shalari që mbushi sallën e teatrit “Zihni Sako “ mbrëmjen e djeshme  ku bënë që artëdashësit  të kalonin një natë me mbresa të bukura me muzikë shqiptare dhe teatër muzikor .

“Ishte një kënaqësi që na u dha rasti të ishim sot në qytetin tonë të origjinës , rikthimi tek fëmijëria, të rrënjët tona na bëjnë të kujtojmë kohën kur ishim të vogla.  Emocion i madh për ne, në mundësinë e parë që do të na jepet do të vimë përsëri në këtë sallë për të mbajtur koncertin e radhës” shprehen motrat Shalari.

I pranishëm në koncertin muziko-teatral ishte edhe aktori i teatrit kombëtarë Dritan Borici ku performoi një pjesë në rolin e Homerit . Për Boricin duartroktitjet e spekatorëve  bënë që të ndihej më mirë së në shumë skena të tjera.

Koncerti muziko-teatral” Rrënjët “erdhi për herë të parë në skenën e Teatrit “Zihni Sako “ ku dha emocione të veçanta për artdashësit Gjirokastritë.

RTSH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›