E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aktivizohet vatër e re zjarri në Berat, detajet e para

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha në fshatin Mishovë, në Berat. Pas njoftimit të marrë drejt zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse. Terreni i vështirë ka pamundësuar punën e zjarrfikësve, të cilët raportohet se kanë punuar me mjete rrethanore.

Edhe pse zjarri u përhap me shpejtësi, favorizuar nga era e fortë, zjarrfikësit mundën të shpëtojnë kurorën me pisha shekullore.

Shërbimet zjarrfikëse konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se ata janë duke monitoruar situatën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›