E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktore te njohur ne fushate kunder kancerit

Ne Los Anxhelos u zhvillua nje aktivitet me pjesemarrjen e nje numri artistesh dhe te tjere qe dhane mesazhet e tyre ne video me angazhimin per te mbeshtetur te semuret me kancer. Ky aktivitet i filluar nga yjet e Hollivudit ne vitin 2008 synon grumbullimin e fondeve per tu ardhur ne ndihme te semureve me kancer. Ne ceremonie e ketij viti moren pjese aktoret qe kane mundur ti mbijetojne kancerit Sofia Vergara dhe Christina Applegate qe folen per eksperiencen e tyre ne luften kunder semundjes. Te pranishmit ndoqen edhe mesazhet e regjistruara te aktoreve Michael Douglas qe vuan nga kanceri ne gryke dhe aktori Xhorxh Clooney halla e te cilit aktorja legjendare e Hollivudit Rosemary Clooney vdiq ne vitin 2002 nga kanceri i mushkerive. Mesazhe te tjera dhane ne kete aktivitet edhe aktoret Will Smith Stivi Wonder dhe Gweneth Palltrow.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›