Aktorja amerikane,zbulon vrasësin e të atit në rrjetet sociale
Kishte 26 vjet që jetonte me brengë në zemër që vrasësi i babait të saj ishte diku,akoma i lirë ndërsa i ati nuk ishte më në këtë botë.
Për këtë arsye,aktorja e Joselyn Martinez,protagonist e serialit Ëives in the Heights ka arritur që falë këmbënguljes së saj të zbulojë dhe të arrestojë më në fund Justo Santos,njeriun që gjatë një mbrëmje në vitin 1986 vrau babanë e saj ndërsa ishte duke punuar në restorant.
Aktorja me origjinë domenikane ka gjetur të dhëna mbi vrasësin falë një rrjeti social dhe zbuloi se ai jetonte në Florida,kishte një firmë private dhe se nuk kishtë ndërruar as emrin,por më e rëndësishmja,tiparet nuk kishin ndryshuar me kohën,thekson NOA.
Më krenare ndihet e ëma. Gjithnjë e kam ditur se herët e vonë ajo do e gjente. Dhe ia doli mbanë,ka thënë.
Ndërsa policia ka deklaruar se akotorja është një diamante i vërtetë. Ka bërë një punë të madhe. Praktikisht e ka zgjidhur vetë çështjen. P.K