E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza e vrasjes masive, kerkohet revokimi ne Apel

TIRANE - Akuzat e reja te komunikuara nga Prokuroria e Pergjithshme si dhe masa e "arrestit me burg" e vendosur pak dite me pare nga ana e Gjykates se Rrethit te Tiranes, jane apeluar nga Delijorgji dhe Minxholli. Nepermjet avokatit te tyre Mihal Delijorgji, ish administrator i "Albademil", si dhe Dritan Mixholli, ish drejtor teknike ne fabriken e Gerdecit kane kundershtuar masen e marre nga gjykata. Revokimi i vendimit eshte depozituar dy dite me pare ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe pritet qe te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim. Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli dy jave me pare jane njohur me akuzat e reja te ngritur nga Prokuroria e Pergjithshme, ate te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Per kete akuze te re gjykata, pas kerkeses se bere nga prokuroria ka vendosur masen e sigurise "arrest me burg", duke shtyre edhe 6 muaj te tjere hetimet ne ngarkim te tyre. Mihal Deligjorgji ish-administrator ne fabriken e Gerdecit si dhe Dritan Minxholli me detyre drejtori teknik, akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme si autore te tragjedise se Gerdecit. Si i pandehur per kete tragjedi eshte marre edhe ish-drejtori i "Meico-s" Ylli Pinari, per te cilen prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". Tragjedia e Gerdecit ka ndodhur me 15 mars te ketij vitit, ku 26 persona humben jeten dhe mbi 300 te tjere u plagosen, si pasoje e shperthimit te fabrikes. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›