E Diel, 1 Nëntor 2026

“Akuza të fabrikuara nga Serbia” / Fatmir Mediu reagon mbi vendimin e ish krerëve te UÇK

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vendimin që pritet të shpallet sot në Hagë për ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mediu shprehet se të gjithë akuza të fabrikuara të cilat u iniciuan nga Serbia dhe Rusia për të zhbërë një histori të lavdishme të Kosovës por dhe të NATOs

“Ka vetëm një verdikt dhe kjo është pafajësia, asnjë vendim nuk zhbën dot të vërtetën për Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ata janë heronjë të lirisë të Kosovës dhe shqiptarisë.

Çdo vendim tjetër është kërcënim jo vetëm për Kosovën por dhe për Ballkanin është vendim kundër së vërtetës”, përfundon ai

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›