E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akuza të forta LIVE / Prençi-Beqirit: Je i dënuar 4 herë; Beqiri: Ti je bastard, unë s’jam…

Debat i zjarrtë është zhvilluar ndërmjet dy juristëve Idajet Beqiri dhe Shemsi Prençi në emisioni “3D nga Alban Dudushi”.

Të ftuarit kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri tjetrit.

Beqiri: Ku arrin tani politika, çmenduria e politikës. Të jeni të bindur mbi 1 mijë përqind juve që nëse ky Azgani do ishte i Partisë Socialiste, do ishte kërkuar sot dorëheqja e Ramës. Do ishte tym dhe do shpërthente Shqipëria, tym dhe flakë.

Prençi: Ti i PS-së je por nuk po të thotë kush gjë!. Je i dënuari më shumë në Shqipëri dhe vjen dhe jep moral këtu. Je i dënuar 4 herë.  Në media del dhe jep moral një i dënuar katër herë dhe një non-grata është një turp i madh.

Beqiri: Nuk e cakton ti këtë që do të vij unë dhe çfarë duhet të them.  Por kur vjen ti këtu që je vrasës, si mund mos të vij unë?

Prençi; Unë nuk jam i dënuar, i dënuar dhe ti bast*rd. Nxirre vendimin.

Beqiri: Do ta nxjerr vendim, të kam hedhur në gjyq dhe do ta fitoj gjyqin.

Prençi : Je trafikant , je dhunues i simboleve kombëtare, dhe nuk ke moral të vish këtu.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›