Akuzat e Ahmetajt, PD kallëzon Ramën dhe Veliajn në SPAK

Nën siglën e Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj kallëzoi në SPAK, Kryemnistrin e Edi Rama dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kallëzimi u bë në bazuar në deklaratat publike të ish- numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj lidhur me dosjet e inceneratorëve.
Pas padisë, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri pati një deklaratë për mediat.
“Janë indiciet që na tregoi ish- numri dy i Edi Ramës, që është Arben Ahmetaj. Të gjitha akuzat janë në dokumentin që kjemi paraqitur në SPAK. Të gjitha provat janë tashmë në kallëzim. Gjithçka e re do ju bëhet e ditur, kur SPAK të marrë nën hetim çështjen”.
Shtatë janë veprat penale për të cilat, Edi Rama dhe Erion Veliaj akuzohen, duke filluar nga shkelja e barazisë në tendera, pastrimi i parave, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni aktiv e pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, deri te kryerja e tyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Aktualisht për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, janë dënuar disa zyrtarë të lartë, siç është Lefter Koka dhe deputeti i PS, Alqi Bllako, ndërsa për atë të Tiranës janë arrestuar disa ish- drejtorë të Bashkisë, por hetimet për të vijojnë.
Përmes një interviste televizive, ndonëse në arrati, Ahmetaj iu referua Ramës dhe Veliajt si “kokat” e aferës së inceneratorëve, duke thënë se janë ato pronarët ‘de-facto’.
Po ashtu, Ahmetaj ka pretenduar se është kërcënuar për të “kyçur gojën” ndaj të vërtetave që ai pretendon se di rreth kësaj afere, ku sipas tij implikohen dy të paditurit nga PD.
“Jam kërcënuar tri herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit të vejë në të sëmës ose të thotë se po të isha prokuror të isha me keq, kush do më kërcënojë mua”, u shpreh Arben Ahmetaj.
PD ka kërkuar vazhdimisht hetimin e kryesocialistit lidhur me aferën e inceneratorëve, duke theksuar se ai dhe kryebashkiaku i Tiranës janë përgjegjës për këtë aferë. Po ashtu, opozita ka kërkuar që institucionet e drejtësisë në vend të marrin në mbrojtje Ahmetajn, në mënyrë qëky i fundit të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështjeje./vizionplus.tv/
