E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzat e Ahmetajt për incineratorët, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me auzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.

Sekretari i grupit të PD-së, Arbi Agalliu, ka depozituar kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente në seancën e sotme plenare në orën 17:00.

Kujtojmë se Arben  Ahmetaj ka akuzuar si pronarë të vërtetë të inceneratorëve, Edi Ramën dhe Kryebashkiakun Erjon Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›