E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e PS, Komisioni i sigurisë thërret për raportim Imamin

Komisioni i sigurisë ka thirrur për të raportuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami në lidhje me akuzat e opozitës për shitjen e pronave.
 

Por deputetët e opozitës kanë kërkuar që të thirren për të raportuar në komision edhe ministri i brendshëm Flamur Noka dhe kreu i SHISH-it.
 

Socialistët kanë kërkuar gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar akuzat e opozitës ndaj ministrisë së mbrojtjes për privatizimet.
 

Deputetët e opozitës kanë kërkuar gjithashtu edhe përfshirjen në axhendë të ligjit për shërbimet inteligjente duke theksuar se nëse nuk ndodh kjo atëherë kjo do të cilësohet si sabotim nga shumica.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›