E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj, jep dorëheqjen ministrja e Thesarit në Britani

Ministrja britanike e Thesarit, Tulip Siddiq ka dhënë dorëheqjen nga nga posti i saj.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të akuzave për pronat e lidhura me tezen e saj, ish-kryeministren e rrëzuar të Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Sipas mediave të huaja Siddiq ka qenë nën presion lidhur me akuzat për pronat e lidhura me tezen e saj Sheikh Hasina , e cila u rrëzua si kryeministre e Bangladeshit në gusht pas një kryengritjeje kundër udhëheqjes së saj 20-vjeçare, shkruan Sky News.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›