E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzat se ka falsifikuar diplomën, Këlliçi pas daljes nga SPAK: Janë shpifje dhe hakmarrje ndaj meje

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi u paraqit këtë të enjte në SPAK, ku është denoncuar për mashtrim em diplomën.

Pas daljes nga SPAK, Këlliçi ka thënë para gazetarëve se ka dhënë të gjtiha sqarimet lidhur me diplomën e gjimnazit.

“Kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shteruese në raport me të gjitha shpifjet, mllefin, vrerin, për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 miliardë euro për inceneratorin e Tiranës. Kushdo që ka diçka me mua, me deklaratat e mia, le të më dalë ballë përballë siç kam dalë unë për çdo gjë që kam hedhur firmën time”, tha Këlliçi.

Më tej ish-deputeti i PD, deklaroi se sa i përket diplomës ka dhënë me dhjetra herë sqarime.

“Të vërtetën e kam thënë me dhjetëra herë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe para prokurorisë së Posaçmë. Kjo çështje është ezauruar me dhjetëra herë në 2021 në 2022. Unë ato sqarime që i kam dhënë me shkrim i kam firmosur vetë në Prokurorinë e Posaçme, mund ti merrni. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha të mia. Jam diplomuar me nderimet më të larta. Mund të shkoni në çdo shkollë që unë kam ndjekur e të pyesni se unë nuk jam anonim. Edukimi im është arma ime më e fortë”, tha Këlliçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›