E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohen se lejuan kultivimin e kanabisit, AMP pezullon nga detyra 4 efektivë në Peqin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 4 efektivë në Peqin, të akuzuar se lejuan kultivimin e kanabisit në banesën e një personi. Sipas AMP-së, janë pezulluar: Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum; N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve; Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve; Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi hetimet zbuluan se, me veprime dhe mosveprime konkrete, lejuan kultivimin e kanabisit në dy raste në banesën e shtetasit R.B.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›