E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet nga SPAK për trafikimin e mbi 1 ton kanabis në Bari, arrestohet në Francë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për trafik kanabisi drejt Barit të Italisë, është vënë në pranga në Francë.

Në pranga ka rënë Paul Deda i cili, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojnë në Bari të Italisë, nëpërmjet detit, 1016 kilogramë kanabis të kultivuar në Shqipëri.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit në Shqipëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›