E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare, Gjykata “kyç” në qeli kirurgun Dervish Hasi

Mjeku kirurg Dervish Hasi u la në burg këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria e akuzon Dervish Hasin për “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”.

42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.

Së bashku me tri gratë e tjera, Dervish Hasi dhe 16-vjeçarja kryenin marrëdhënie në grup.

Në celular policia i gjeti mjekut një grup, ku të pestë shkëmbenin mesazhe dhe video erotike.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur ka deklaruar se kryente marrëdhëniet intime me dëshirë, ndërsa tri gratë e tjera të Dervish Hasit kanë refuzuar të japin shpjegime para hetuesve.

Mjeku Dervish Hasi u arrestua nga policia pas kallëzimit që bënë prindërit e 16-vjeçares, të cilët fillimisht kishin dhënë pëlqimin e tyre që vajza të bëhej gruaja e katërt e Hasit, por më pas e denoncuan./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›