E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzohet për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtaren Miranda Idrizi

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg Miranda Idrizi, ish punonjëse e IEVP Lushnje, e akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar të pandehurës Miranda Idrizi i ulet 1/3 e dënimit dhe, përfundimisht dënohet me 2 (dy)vjet burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë.

Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›