E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzohet për mashtrim, Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për aktorin Rezart Veleshnja

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është ndaluar ditën e sotme nga Policia, pasi akuzohet për mashtrim.

Përmes një njoftimi, Policia bëri të ditur se ai me anë të mashtrimit i ka marrë një personi një automjet dhe më pas e ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, njofton policia.

Ndërkohë media mëson se Gjykata e Durrësit ka vendosur ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ka vlerësuar të paligjshme masën e arrestit të kërkuar nga Prokuroria.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›