E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet për trafik kokaine, bie në prangat italiane 28-vjeçari shqiptar

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Peruxhia, Itali, i dyshuar për përfshirje në aktivitet të trafikut të drogës.

Arrestimi u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet italiane, ku të riut iu gjetën një shumë parash cash dhe një çelës që i përkiste një apartamenti në zonë. Ky zbulim çoi hetuesit drejt kontrollit të banesës, ku u sekuestruan disa telefona celularë dhe një sasi lënde narkotike.

Nga analizat rezultoi se substanca e gjetur ishte kokainë, me një peshë totale rreth 6.5 gramë, e ndarë në doza të vogla, gati për shpërndarje në treg.

Telefonat e sekuestruar janë dërguar për ekspertim, ndërsa hetuesit dyshojnë se i riu mund të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, raportojnë mediat italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›