E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet se përdori një të mitur për shitje droge, dërgohet për gjykim efektivi i “Shqiponjave”

Një efektiv i forcave “Shqiponja” është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit, pasi akuzohet se ka përdorur një të mitur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2024, efektivi, i identifikuar si Brian Dëma, fillimisht ka rekrutuar të miturin me pretendimin për të marrë informacione. Por, sipas organit të akuzës, qëllimi i vërtetë ka qenë shfrytëzimi i tij për shitje droge.

Prokuroria bën me dije se i mituri ishte në një situatë të vështirë familjare dhe ekonomike, si dhe kishte probleme me varësinë ndaj drogës, çka dyshohet se është shfrytëzuar nga efektivi për aktivitetin e paligjshëm.

Në përfundim të hetimeve, ndaj ish-efektivit janë ngritur akuzat: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›