E Hënë, 2 Nëntor 2026

Al Jazeera shpërndan pamjet nga Durrësi/ Përmbytjet edhe në sytë e mediave ndërkombëtare

Situata me përmbytjet në Shqipëri ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Al Jazeera ka shpërndarë pamje nga qyteti i Durrësit me shumë mjete që janë përfshirë nga uji si pasojë e shirave të dendur. “Dhjetëra makina janë mbuluar nga uji në qytetin e Durrësit, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe bllokuan qarkullimin”, shkruan Al Jazeera. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të rënda ditën e djeshme në të gjithë vendin, veçanërisht në Durrës dhe Lezhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›