E Diel, 1 Nëntor 2026

Al-Qaeda, më e dobët se kurrë

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit zbuloi sot.Organizata terroriste Al-Qaeda është më e dobët se kurrë në Pakistan dhe Afganistan.

Në raport veçoheshin lavdërimet e Presidentit Amerikan, Barak Obama, për progresin e madh që kanë bërë forcat e rendit në Afganistan, duke çuar në reduktimin e ndjeshëm të numrit të talebanëve brenda vendit. Raporti i cilësonte antarët e Al-Qaeda si “të dobët dhe të cënueshëm”.

NATO synon që të transferojë përgjegjësinë e plotë në çështjet e brendshme të Afganistanit tek autoritetet lokale, deri në fundin e vitit 2014.

Dokumenti prej pesë faqes, publikuar nga Shtëpia e Bardhë, komentonte edhe situatën aktuale në Pakistan. “Drejtuesit e Al-Qaeda në Pakistan ndihen të dobët dhe nën presionin më të madh ndonjëherë që kur u strehuan në këtë vend pas largimit nga Afganistani në vitin 2001”.

Megjithatë, në fundin e tij, raporti pranonte se të dy vendet duhet të bëjnë ende hapa të rëndësishëm përpara, në mënyrë që të garantojnë një siguri të plotë në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›