E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm fals për të shtëna me armë zjarri në Yzbersht/ Policia në kërkim të telefonuesit anonim

Policia e Tiranës është njoftuar ditën e mërkurë më 15 prill, se kishte të shtëna me armë zjarri, në Yzberisht.

Pas hetimeve, rezultoi se njoftimi ishte i rremë.

Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka bërë njoftimin e rremë.

“Më datë 15.04.2026, rreth orës 13:00, një shtetas njoftoi sallën operative, se kishte të shtëna me armë zjarri, në Yzberisht. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka bërë njoftimin e rremë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›