E Enjte, 5 Nëntor 2026

Alarm në BE, vidhen kodet për të gjeneruar Green Pass

Disa kode që lejojnë gjenerimin e pasaportës së gjelbër europiane “Green pass” janë vjedhur dhe bashkë me to programet për të krijuar certifikata false, të cilat janë publikuar dhe shpërndarë online. Për momentin, kodet e vjedhur janë anuluar dhe të gjitha pasaportat e gjelbra të gjeneruara me ato kode janë anuluar.

Për këtë incident janë caktuar një seri takimesh në nivel evropian midis të gjithë aktorëve teknikë të përfshirë, për një analizë të thellë të situatës.

Për momentin nuk dihet numri i kodeve të vjedhura, edhe pse hetimet janë në vazhdim.

Vjedhja e kodeve që lejojnë gjenerimin e Green Pass nuk ka ndodhur në Itali, por sulmi ka shënjestruar një vend të Bashkimit Europian. Për momentin, kodet e vjedhura janë anuluar dhe për rrjedhojë, të gjitha Green Pass të gjeneruara me ato kode janë anuluar./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›