E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm ne Gjermani permbytjet japin sinjalin e pare

E diel 9 janar 2011 NOA- Rritja e temperaturave ne Gjermani ka shqetesuar qytetaret e ketij shteti.

Ky eshte pare nga ata si kercenim serioz nga permbytjet.

Shume vende tani ndodhen nen uje por ekspertet e kesaj fushe japin nje tjeter alarm.

Si pasoje e rritjes se temperaturave ne menyre te papritur ka ndodhur shkrirja e debores qe kishte rene prej disa javesh e cila ka sjelle rritjen e rrufeshme te nivelit te lumenjve.

Zonat me ne rrezik jane ato perendimore dhe jugore ndersa reshjet e dendura te shiut ne keto zona parashikohet te vazhdojne.
Ky njoftim vjen nga autoritetet kombetare gjermane te cilat duket se i kane shqetesuar dhe pergatitur vendasit e tyre.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›