Alarm në Ulëz, zjarri i drejtohet banesave në fshatin Lundre

Situata e zjarrit në fshaitn Lundre në Ulëz, vijon të mbetet ende problematike. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë afruar në banesat e fshatit Lundre duke e vënë në rrezik të gjithë fshatin.
Terreni i vështirë për të ndërhyrë nga toka e ka bërë edhe më të vështirë shuarjen totale të flakëve. Banorët kërkojnë mbështetje urgjente dhe ndërhyrjen ndërmjet ajrit për të shmangur përfshirjen e banesave nga flakët.