E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm në det/ Vlorë, autoritetet iu vjinë në nidhmë 11 emigrantëve, lëshuan sinjalin SOS

Ndodheshin në det të hapur dhe rrezikonin  të mbyteshin.

11 emigrantë  nga  vende të Lindjes së Mesme  lëshuan sinjalin sos ndërsa polica kufitare e Vlores iu shkoi në ndihmë.

Ata u gjendën rreth 8 milje larg  grykëderdhjes së Vjosës.

Më pas me një mjet lundrues të policisë  u shoqëruan  drejt Triportit.

Policia dyshon se  të 11 personat po kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme duke rrezikuar jetën.

Policia Kufitare e përfshirë në aksion për shpëtimin e emigrantëve   ka nisur patrullimet sërish në det  për të parë nëse ka raste të tjera të kalimit të paligjshëm të kufirit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›