E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, vidhen pajisje kompjuterike

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa pajisje kompjuterike.

Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›