E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë në Kukës, pas mbërritjes së një email-i kërcënues në adresën elektronike të institucionit.

Menjëherë pas marrjes së mesazhit, stafi i gjykatës dhe Prokurorisë është evakuuar, ndërsa godina është rrethuar nga forcat e sigurisë, të cilat kanë kryer kontrolle në ambientet e institucionit për të verifikuar nëse kishte një mjet shpërthyes, shkruan A2.

Në email-in kërcënues, dërguesi pretendonte se kishte vendosur një bombë në ambientet e gjykatës, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse të sigurisë.

Pas kontrolleve të kryera në godinë, rezultoi se kërcënimi ishte i rremë dhe nuk u konstatua prania e një mjeti shpërthyes.

Ngjarja shkaktoi alarm dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në institucion, ndërsa kontrollet u kryen për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të personave të tjerë që frekuentojnë Gjykatën dhe Prokurorinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›