E Diel, 8 Nëntor 2026

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve

Alarm për bombë te Toptani Center, policia nis evakuimin e qytetarëve


Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në Toptani Shopping Center, duke vënë në lëvizje forcat e policisë dhe shërbimet emergjente.

Menjëherë pas njoftimit, efektivët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur evakuimin e qytetarëve dhe stafit që ndodheshin brenda qendrës tregtare, si masë paraprake sigurie.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe specialistët xhenierë, të cilët po kryejnë kontrolle të imtësishme në ambientet e godinës për të verifikuar alarmin.a.b

Detajet e policisë/ Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›