E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për eksploziv në Kuvend, i njëjti kërcënim në gjykata dhe prokurori

Shërbimi i specializuar për trajtimin e incidenteve me eksploziv ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, pas një alarmi të lidhur me një email kërcënues.

Sipas informacioneve paraprake, adresa elektronike nga e cila është dërguar mesazhi përmbante shkronja arabe.

Mësohet se i njëjti email u është dërguar edhe gjykatave dhe prokurorive të rretheve në vend.

Pritet që autoritetet të verifikojnë përmbajtjen e mesazhit dhe të kryejnë kontrollet përkatëse për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›