Alarm tsunami ne Filipine dhe Indonezi

Ndërkohë, zyrtarët japonezë theksojnë se ekziston mundësia për një bilanc të madh viktimash.
Televizioni japonez tregon pamje të makinave dhe anijeve që përplasen me ndërtesa në zonat e provincës së Fukujamës, ndërsa disa godina janë shembur dhe të tjera ndodhën nën ujë.
Ndërkohë, janë konfirmuar të lënduarit e parë, 20 persona nga Tokio, të ndodhur në një ceremoni, kur çatia e ndërtesës ku ndodheshin u rrëzua mbi ta.
Ky është një prej tërmeteve më të fuqishëm që ka goditur Japoninë në shumë vite. Në shkallën e matjes së tërmeteve, ata mbi 6 ballë konsiderohen të fuqishëm dhe potencialisht të rrezikshëm.
Tërmetet tetë ballë, janë 1 000 herë më të fuqishëm se ata gjashtë ballë, pasi sizmiologët përdorin një shkallë arithmetike për të matur fuqinë e lëkundjeve të tokës.
Një tërmet 8,9 ballë konsiderohet si jashtëzakonisht i fortë. Lëkundjet që shkaktuan vdekjen e 200 mijë personave në Haiti ishin prej 7 ballësh.