E Enjte, 5 Nëntor 2026

Alarmi i rremë për bombë në SPAK/ Reagon policia: Qytetari ka fikur telefonin, po punohet për identifikimin e tij

Në sallën operative sot mbërriti një telefonatë se në ambientet e SPAK ka bombë.

Menjëherë pas këtij alarmi, policia është vënë në lëvizje dhe ka nisur kontrollin në ambientet e brendshme të godinës dhe zonën përreth.

Por nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë gjë, teksa policia thotë se alarmi ka qenë i rremë.

Blutë po punojnë për identifikimin e personit që dha alarmin, i cili ka fikur telefonin.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën  “Jordan Misja”.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.

Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›