Alarmi per bombe ne Ministrine e Arsimit, i rreme

Alarmi per vendosjen e nje bombe ne ndertesen e Ministrise se Arsimit ne Kosove, ka rezultuar i rreme.
Policia pas kontrollit te njesive te specializuara njoftoi punonjesit te ktheheshin ne godine, pasi ne ambientet e saj nuk kishte asnje mjet shperthyes. Kercenimi per bombe kishte mberritur permes e-mailit, ashtu sic kishte ndodhur edhe ne nje tjeter alarm disa dite me pare ne ndertesen e qeverise dhe te parlamentit.
Zedhenesi i policise, Arber Beka, njoftoi se kane nisur hetimet per te zbuluar se nga ka mberritur njoftimi me posten elektronike. Deri tani nuk ka asnje person te arrestuar, apo te dyshuar.