E Martë, 3 Nëntor 2026

Alban Beqiri, starti i mbarë në Europian

Alban Beqiri, medalist i bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në Beograd më 2022, e ka nisur mbarë Kampionatin Europian. Në peshën dëri në 71 kilogram ka mundur Marsel Nistreanu. Në raundin e dytë do të ketë përballë kundërshtar nga Kroacia.

Sipas trajnerit, Sead Bushati, Alban Beqiri është në formë dhe ka të gjitha gjasat për të mbërritur në zonën e medaljeve. Dhe nëse ndodh, Beqiri do të jetë krenaria e boksit shqiptar në Europianin e Beogradit, teksa boksierë të tjerë nuk kanë lënë asnjë shenjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›