E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albania from the Air 2 nga Alket Islami

Tiranë, 21 dhjetor NOA - Është hedhur në treg vëllimi i dytë i botimit Albania from the Air , Shqipëria nga Ajri me fotot fantastike realizuar nga Alket Islami.

Me një eksperiencë tashmë jo të vogël në prezantimin e bukurive të natyrës shqiptare, piloti nga ajri sjell  vëllimin e dytë  të impresioneve të tij në një udhëtim në të gjithë Shqipërinë, përmbledhur në këtë album fotografik.  Edhe pse mbështetja e MTKRS-së për zhvillimin dhe prezantimin e bukurive të natyrës shqiptare ka treguar interes në këto vitet e fundit, seksioni i turizmit vazhdon të mbetet shumë i varfër përsa u përket informacioneve më të fundit për librat, apo albumet turistike shqiptare. Fotografitë e Albumit janë realizuar nga ajri nga Alket Islami dhe sponsorë të ndryshëm, në diçiturën Shqipëria, si nuk  e keni parë kurrë më parë.  Mendohet se ky vëllim i dytë pasuron të parin edhe me rreth 100 fotografi të Shqipërisë së parë nga lart, duke sjellë një tjetër risi në sektorin e promovimit të turizmit shqiptar. m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›