E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albanian show, për fitoren e Napolit

Napoli e mbyll me fitoren fazën përgatitore në Dimaro. Djemtë e trajnerit Rafael Benitez fituan pastër 3:0 miqësoren përballë skuadrës së sapo ngjitur në Serie B, Carpi.

Ndërsa Gonzalo Higuain qëndronte në stol për ti dhënë fitoren Axurrëve menduan Goran Pandev dhe dy mesfushorët shqiptar, Blerim Xhemaili dhe Valon Behrami, dy pika kyçe në lojën e nënkmapionëve të Italisë.

Tetovari Xhemaili arriti të realizojë nëpërmjet goditjes së dënimit ndërsa mitrovicasi, Behrami realizoi pas një pasimi të marrë nga ana e sulmuesit maqedonas, Pandev.

Napoli mund të kishte thelluar avantazhin nëse Callaio nuk do të gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›