E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Albano Bogdo vë në siklet Ilir Alimehmetin: Ti ishe më i miri, pse fitoi Këlliçi në “Primare”?

I ftuar në “Albano Show” në Vizion Plus, mjeku infektolog, Ilir Alimehmeti”, është gjendur përballë një “breshërie” pyetjesh nga ana e drejtuesit të emisionit, Albano Bogdo.

Drejtuesi i emisionit e ka pyetur se përse fitoi Këlliçi në “Primare” në një kohë që mendohej se alternativa më e mirë përballë Veliajt do të ishte Alimehmeti, ky i fundit u duk mjaft i “sikletosur”, duke theksuar se ndodnjëherë përveç mendimit duhet edhe numra në votime.


Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: E thua dot publikisht se nuk ishte dhe aq farë e ndershme. Të gjithë shqiptarët menduan se ti ishe fitues i primareve. Të gjithë menduan se ti ishe kandidati më i mirë, dhe ishe personi që do vije më në vështirësi Velinë.

Ilir Alimehmeti: Dy gjëra. E para jetojmë në një botë të drejtë në çdo aspekt. A mendoni juve që këto situata nuk ndodhen në çdo lloj shteti apo partie. Në SHBA vetëm 14% e kongresit janë të paparazgjedhura. Ne në këtë botë jetojmë. Ne duam të shkojmë drejt civilizimit. E dyta Ka dhe një element tjetër që më duhet ta them, dëshira, vullneti, suporti do shoqëruar edhe me një aktivitet, duhet shprehur. Dhe rruga për tu shprehur është kutia e votimit, kjo është demokracia. Po bëri ftohtë mer pallton dhe shko voto. Nëse ta falcojnë vullnetin tënd te kutia e votimit. E vërteta është se numri që u paraqit ishte tejet i ulët. Shumë nga njerëzit që unë i falenderoj, ndoshta i mungoi hapa i dytë. Duhet të komplomentohet situatë.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›