E Diel, 1 Nëntor 2026

Albanologë mbështesin protestën e studentëve në Shkup: Të përkrahen derisa të pranohet gjuha shqipe

PRISHTINË, 18 maj /ATSH/ Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po vlerësohet si e drejtë nga ana e albanologëve, që u mblodhën në Prishtinë në javën dedikuar studimeve për gjuhën shqipe.

Albanologu Asllan Hamiti, profesor nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, thotë se kërkesa e studentëve për lejimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, është legjitime.

Hamiti ka shtuar se kjo është një përpjekje e qeverisë për të penguar barazinë gjuhësore mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase.

Edhe albanologu Xhafer Beqiraj, që është profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është shprehur se politika maqedonase nuk është e gatshme të pranojë gjuhën shqipe si gjuhë të barabartë në shtetin e tyre.

Sipas tij, duhet këmbëngulur që shqipja të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase. Studentët shqiptarë në Shkup kanë protestuar edhe herëve tjera lidhur me këtë problem.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›