E Diel, 1 Nëntor 2026

Albi Lushi largohet nga ferma, më pak i votuari nga publiku! Frederik Ndoci rimerr “çelsat” e fermës

Në arenën e Fermës VIP janë përforcuar tensionet dhe faktorët mbizotërues të garës.

Mbrëmja nisi me energji pozitive, ashtu siç u ka hije artistëve të vërtetë që gjatë këtyre dy javëve kanë dhuruar gjithçka nga vetja e tyre.

Sipas rezultatit të televotimit që u mbyll gjatë spektaklit të së hënës, poeti Albi Lushi ndërpreu rrugëtimin e tij.

Mes 8 të nominuarve Albi ishte më pak i votuari, duke u larguar automatikisht nga gara, në një përballje finale me Danelën.

Megjithatë për ish-fermerin kjo do të mbetet eksperienca e tij më e veçantë.

Sakaq, në krye të punëve deri të premten, i eliminuari i mbrëmjes emëroi për herë të dytë Frederik Ndocin.

Këngëtari, i cili përmbylli me sukses misionin e Agait për të zbuluar sekretet e fermerëve, veç shpërblimit të veglës muzikore, do të shijojë edhe përfitimet e dhomës së njëshit.

Ndërkohë deri në spektaklin e të premtes të gjithë konkurrentë janë në një tjetër televotim, për më të preferuarin e publikut.

Por mbrëmja vijoi gjatë. Emocionet e bukura ishin ato që dhuroi rrëfimi i Kejsit.

Fermerja tregoi edhe njëherë lidhjen e saj të fortë me familjen. Një rikthim pas në fëmijëri përmes kutisë së kujtimeve si dhe një surprizë nga e ëma befasuan jo vetëm Kejsin, por përcollën edhe mesazhe të forta.

Sfidat janë në qendër të këtij formati, e përmes tyre u përcaktua edhe buxheti i ditëve në vijim për 16 fermerët.

35% buxhet, një shumë e cila do të vërë në sporvë konkurrentët për të menaxhuar situatën, e për t’ia dalë deri të premten.

Diskutimet dinamike, eliminimet, historitë emocionuese, por dhe sfidat e panjohura nuk munguan në këtë mbrëmje të gjatë nënë modelimin e Luana Vjollcës.

E teksa loja ka nisur, fermerët kanë përveshur mëngët jo vetëm për punët e fermës por dhe për dinamika të tjera që dalin gjatë lojës.

Ndaj mos humbisni asnjë moment të “Ferma Vip 2” në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›