Albin Kurti: Dënojmë dhunën ndaj KFOR dhe gazetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar dhunën e serbëve ndaj KFOR dhe gazetarëve.
Pas një takimi me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE, Kurti thotë se ka ndarë shqetësimet me ta dhe i ka cilësuar sulmet si ultranacionaliste.
”Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër@Kosovo_Police @NATO_KFOR gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë që dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë plagosur gjatë përleshjes me protestuesit serbë. Disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtime në Qendrën Mjekësore të Zveçanit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
